Naim Jakaj nga IKD ka komentuar mbi situatën e bllokuar në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka paralajmëruar për një krizë të rëndë institucionale nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese.
Ai për GazetaBlic ka theksuar se qytetarët presin që përfaqësuesit e tyre të përmbushin mandatin katërvjeçar dhe të punojnë për interesin e përgjithshëm.
“Kur qytetarët votojnë në zgjedhje të reja, ata presin që përfaqësuesit që kanë zgjedhur do të përmbushin mandatin katërvjeçar dhe do të punojnë për interesin e përgjithshëm. Deputetët, si përfaqësues të popullit, janë të detyruar që funksionin e tyre ta ushtrojnë në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe rregullat e Kuvendit, dhe mbi të gjitha, në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës”, tha Jakaj.