4.2 C
New York
Thursday, December 12, 2024

Buy now

Jakaj: Legjislatura aktuale e Kuvendit më e dobëta, dështim në planifikim dhe ligje të rrëzuara

- Advertisement -

Naim Jakaj, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), ka vlerësuar legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës si një ndër më të dobëtat, duke e krahasuar me shtatë legjislaturat e kaluara.

Sipas Jakajt, Kuvendi ka punuar në mënyrë të çrregullt dhe pa një plan të qartë, duke dështuar të miratojë një plan të punës, siç e kërkon Kushtetuta.

“Kjo legjislatura e tetë është njëra ndër ose legjislaturat më të dobëta të Kuvendit të Kosovës edhe prej shtatë legjislaturave të kaluara, këtë matje e bëjmë nga planifikimi i punës, ku Kuvendi përgjatë katër viteve ka zhvillu punën e vet në mënyrë ad-hoc përkundrejt që edhe me Kushtetutë e ka për obligim ta miratojë një plan të punës edhe Kryesia edhe seanca plenare kanë dështuar ta miratojnë një plan të tillë. Puna është bërë në mënyrë shumë të çrregullt dhe jo me një planifikim adekuat ashtu siç parlamentet në vende demokratike tjera e bëjnë”, ka deklaruar ai.

Ai ka theksuar se ka pasur vështirësi të vazhdueshme me mbledhjen e kuorumit dhe shtyrjen e shumë pikave të rendit të ditës, duke çuar në një efikasitet të ulët.

Po ashtu, Jakaj ka potencuar se disa ligje janë rrëzuar, duke e bërë këtë legjislaturë edhe më problematike nga ana kushtetuese.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit