-4.7 C
New York
Monday, February 2, 2026

Buy now

Jahjaga del me sqarim: Raportimet për ‘lidhjen’ time me ‘Epstein’ të pabaza dhe të pavërteta

- Advertisement -

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dalë me sqarim publik lidhur me raportimet mediatike për “lidhjen” e saj me dosjen “Epstein”, të cilat i ka cilësuar tërësisht të pabaza dhe të pavërteta.

Në postimin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se si Presidente e Republikës së Kosovës nuk ka pasur asnjëherë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me personin në fjalë.

“Përmendja e emrit tim nga mediat me rastin e dokumenteve të publikuara së fundmi lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila nuk përbën dhe nuk dëshmon asnjë takim, njohje apo lidhje personale me mua. Emri im askund nuk përmendet në asnjë lloj dokumenti të publikuar.”

Megjithatë, ajo ka shkruar se “në këtë email te palëve të treta permendet Presidenti i Kosovës, por nuk është e qartë cili, dhe nuk permendet kerkesa per takim në emër të tij apo të saj.”

Sipas saj, çdo raportim ndryshe është insinuatë dhe mashtrim i opinionit.

“Kërkoj që ky sqarim të jepet në mediat të cilat e kanë lakuar emrin tim, sidomos meqenëse as nuk e kam njohur, as takuar dhe as nuk kam kërkuar takim me personin në fjalë në asnjë pozitë që kam mbajtur deri më tani.”/Klankosova.tv

 

Të ngjashme

Të fundit