5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Jahja Kokaj e quan Escobarin engjëll amerikan: Plani franko-gjerman një dritë në tunel

- Advertisement -

Në seancën parlamentare që është duke u zhvilluar, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, ka komentuar marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Kurtit e Vuçiq.

Jahja e ka vlerësuar marrëveshjen, duke e quajtur planin shumë të rëndësishëm dhe vijimësi në negociatat me serbët. Ndërsa emisarin amerikan Gabriel Escobar, Jahja e ka cilësuar një engjëll përfaqësues të Amerikës, kurse planin franko-gjerman, një dritë në tunel.

“Engjulli, Escobar, përfaqësuesi amerikan e ka përcjellë situatën, ma merr mendja që s’do të jetë diçka e keqe. Do të përfundojë në mënyrën që do të duhet të përfundojë,”- është shprehur deputeti Kokaj.

Ai ka thënë se duhet të organizohemi të gjithë, për t’i thënë Serbisë jo, ndërsa ka shtuar se Evropa e sheh që ne e meritojmë lirinë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit