8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Jahaj: Pasojat që i ka shkaktuar LVV-ja Kosovës janë të paimagjinueshme

- Advertisement -

Analisti, Kastriot Jahaj tha se Lëvizja Vetëvendosje gjatë kësaj kohe është duke u krenuar me disa arritje në veriun e Kosovës dhe me procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë, por që po harrohen “pasojat” e paimagjinueshme që i ka shkaktuar Kosovës me faktorin ndërkombëtar.

Jahaj në “Debat Plus” u shpreh se edhe bojkotimi i LVV-së në seancat e jashtëzakonshme dhe të rregullta në Kuvendin e Kosovës nuk është diçka pozitive, aq ma pak kur je në pushtet.

“Çdo fushatë zgjedhore e ka një karakteristikë të vetën, e ka programin. Partitë politike konkurrojnë me program politik, tentojnë me promovu sa më shumë. Vlen më shumë tek opozita. Pasi që pozita duhet me mbrojtë qeverisjen e vet, dhe me shpalos program tjetër. Kjo qeverisje nuk ka vetëm 4 vite qeverisje, ka pasur edhe 1 vit në koalicion. D.m.th për 5 vite qeverisje, dhe mbi dhjetë vite opozitarizëm të VV-së, ku është folur për sundim të ligjit, hajnat në burg…. Tash e kemi një Qeveri Kurti, e cila për me i mbulu dështimet e veta, për 5 vite qeverisje thirret në popullizëm dhe deklarata. Komplet fokusi në veri dhe dialog. Kanë arritur një betejë në veri por pasojat e shkaktuar në rrafshin ndërkombëtarë janë të paimagjinueshme. Na, kur I shohum opozitën, me I pa opsionet dhe në çka duhet me mendu kur e hedhin votën.  Shëndetësia, Arsimi, drejtësia, sundimi I rendit dhe ligjit, lufta e kundërkorrupsionit dhe krimit të organizuar.  Kur je në opozitë mundesh me bojkutu kuvendin, në shenjë proteste apo performanca. Por jo kur e ki 50% mos me respektu kuvendin. Mos diskutojnë edhe institucionet e tjera publike”, tha Jahaj.

Ai shtoi se sa i përket lidershipit tek Partia Demokratike e Kosovës [PDK] kanë arritur disa reforma por që nuk kanë arritur deri në fund dhe do të mbetet “as anej as knej”.Ndërsa, për Lumir Abdixhikun, Jahaj theksoi se ka arritur tek “reformat që i kanë synuar që kohë më parë si LDK” dhe do të jetë kjo që do i paraprijë listës, para PDK-së”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit