Ndërsa ceremonia e 94-të e çmimeve Oscar bëri bujë për shuplakën e Will Smith ndaj Chris Rock, të gjithë folën por Jada Pinkett Smith heshti. Aktorja foli për herë të parë në një emision televiziv pas asaj që ajo e përshkroi si “tronditëse”. Shuplaka që i dha komedianit u përfol për ditë, madje edhe javë të tëra.
Incidenti ndodhi pas një batute që komediani bëri për gruan e aktorit. Aktorja tha se shpreson që burri i saj dhe Rock do t’i rregullojnë gjërat. “Sa i përket natës së Oscar, shpresa ime më e madhe është që këta dy burra të zgjuar dhe të talentuar të kenë një mundësi për t’u shëruar, për të folur dhe për t’u pajtuar.
![Jada Pinkett Smith thyen heshtjen e saj pas shuplakës së Oscarit të Will Smith](https://cdn1.ntv.com.tr/gorsel/sS3b7JpaP0KlT_3bKaEFPA.jpg?width=1000&mode=both&scale=both&v=1654158595424)
Me gjendjen e botës sot, ne kemi nevojë për të dyja, dhe ne të gjithë kemi nevojë për njëri-tjetrin më shumë se kurrë”, u shpreh aktorja. Kujtojmë që Smith u përjashtuar për 10 vite nga Oscar, si një ndëshkim pas ngjarjes së rëndë. Ai kërkoi ndjesë publike ndërsa theksoi se do të mirëpriste çdo vendim nga Akademia.
![Jada Pinkett Smith thyen heshtjen e saj pas shuplakës së Oscarit të Will Smith - 1](https://cdn1.ntv.com.tr/gorsel/rdbz6G7IIECjT-ioiouaPg.jpg?width=1000&mode=both&scale=both&v=1654158595424)