25.1 C
New York
Sunday, June 29, 2025

Buy now

Jack Teixeira, emri i të dyshuarit në rrjedhjen e dokumenteve të Pentagonit

- Advertisement -
I dyshuari për rrjedhjen e dokumenteve shumë të ndjeshme të mbrojtjes dhe inteligjencës amerikane, quhet Jack Teixeira.

Kështu kanë thanë zyrtarët amerikanë për CBS News.

Teksa, New York Times raportoi më herët se drejtuesi i një grupi bisedash lojrash në internet ku skedarët e zbuluar muajt e fundit kishin të njëjtin emër.

Gazeta tha se ai është një anëtar 21-vjeçar i krahut të inteligjencës të Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts.

Raporti i tij nuk e identifikoi z. Teixeira si zbuluesin e supozuar.

New York Times citoi intervista me anëtarë të tjerë të grupit online, njëri prej të cilëve tha se e kishte njohur personin që zbuloi dosjet për të paktën tre vjet.

Të paktën 50, por ndoshta më shumë se 100 dokumente sekrete u postuan në Discord – një platformë e mediave sociale e njohur nga lojtarët.

Të mërkurën, Washington Post publikoi një intervistë me një nga anëtarët e dhomës së bisedës ku u shfaqën fillimisht dokumentet.

Ai e përshkroi zbuluesin si një entuziast të ri, karizmatik të armëve, në fillim deri në mesin e të 20-tave, i cili punon në një bazë ushtarake të paidentifikuar.

Më herët, gjatë një udhëtimi në Irlandë, presidenti amerikan Joe Biden tha se hetuesit ishin afër gjetjes së personit që zbuloi dokumentet.

“Ka një hetim të plotë që po zhvillohet, siç e dini, me komunitetin e inteligjencës dhe Departamentin e Drejtësisë, dhe ata po afrohen”, u tha Biden gazetarëve.

Ndwrsa vet, FBI, nuk ka identifikuar një të dyshuar për rrjedhjen.

Të ngjashme

Të fundit