-3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Jack Smith heq dorë nga rastet e manipulimit të zgjedhjeve dhe dokumenteve të klasifikuara kundër Trump-it

- Advertisement -

Këshilltari special Jack Smith ka hqur dorë nga hetimet federale për manipulimin e zgjedhjeve dhe keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara kundër Presidentit të zgjedhur Donald Trump, duke kërkuar që hetime të përfundojnë në një parashtresë gjyqësore të hënën.

Trump ka deklaruar se do ta shkarkonte Smith sapo të rimerrte detyrën, duke thyer normat e mëparshme lidhur me hetimet e këshilltarëve specialë.

“Qëndrimi i Departamentit të Drejtësisë është se Kushtetuta kërkon që kjo çështje të pushohet përpara se i pandehuri të inaugurohet,” shkroi Smith lidhur me çështjen e manipulimit të zgjedhjeve në një parashtresë gjashtëfaqëshe drejtuar gjykatëses federale Tanya Chutkan në Uashington, DC.

Hetimet e Smith ndaj Trump gjatë dy viteve të fundit për manipulimin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara përbën një kapitull unik në historinë amerikane: Kurrë më parë një ish-udhëheqës i Shtëpisë së Bardhë nuk është përballur me akuza penale federale, shkruan CNN.

Megjithëse çështja e manipulimit të zgjedhjeve kulmoi këtë verë me një vendim historik të Gjykatës së Lartë, i cili deklaroi se Trump kishte njëfarë imuniteti presidencial ndaj ndjekjes penale.

Në çështjen e zgjedhjeve që Trump përballej në Uashington, DC, Smith e akuzoi ish-presidentin për përpjekjet e tij për të përmbysur humbjen e zgjedhjeve të vitit 2020, një komplot që kulmoi me sulmin në Kapitol më 6 janar 2021.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit