Momentet e para të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, 17 shkurt 2008, prekën çdo cep ku ka shqiptarë.
Edhe pse të izoluar, këto momente u shfaqën edhe në ekranin e shtëpisë Big Brother Albania, ku atëbotë po mbahej edicioni i parë i spektaklit.
Në disa pamje të shkëputura nga dokumentari “Dossier” i Blendi Fevziut, i publikuar në vitin 2013, shihet se si banorët e Big Brother Albania, shpalljen e Pavarësisë së Kosovës e pritën me duartrokitje, e nën tingujt e disa këngëve shqipe që ata po i këndonin vetë.
Për më tepër, shihni se si u festua shpallja e pavarësisë brenda shtëpisë së Big Brother Albania: