Në takimin që po mbahet në Shtëpinë e Bardhë me Volodymyr Zelenksy, Trump është pyetur nëse do ta ndihmojë më armë Ukrainën.
“Zoti President, a do të dërgoni më shumë armë në Ukrainë në rast se nuk ka paqe?”, ishte pyetja drejtuar Trump.
Ndërkaq, përgjigja e tij ishte pozitive, por shtoi se mezi pret që lufta të përfundojë.
“Ne nuk po presim me padurim të dërgojmë shumë armë, ne po presim me padurim të mbarojmë luftën”, ishte përgjigja e Trump, shkruan BBC.
Ai shton: “Përgjigja është po. Por shpresojmë se nuk do të na duhet të dërgojmë shumë sepse mezi pres ta kryej atë shpejt.”