Home Lifestyle Këshilla mjekësore Ja si duhet të ushqeheni gjatë syfyrit

Ja si duhet të ushqeheni gjatë syfyrit

0
Ja si duhet të ushqeheni gjatë syfyrit

Sotdita e dytë e muajit të Ramazanit dhe besimtarët e Islamit po agjërojnë nga lindja deri në perëndimin e diellit. Gjatë argjërimit nuk konsumohet asnjë lloj ushqimi ose pijeje dhe mendja duhet të jetë e pastër. Vaktet që konsumohen gjatë periudhës së argjërimit janë dy: iftari dhe syfyri. Gjatë këtyre vakteve familja mblidhet bashkë ose hahet në komunitet dhe besimtarët shkëmbejnë ftesa mes njëri-tjetrit.

Gjatë muajit të Ramazanit shërbehen dy vakte kryesore: syfyri, i cili shërbehet para agimit dhe iftari, i cili shërbehet pas perëndimit të diellit.

Syfyri duhet të jetë vakti kryesor dhe i shëndetshëm, për të siguruar energjitë e nevojshme gjatë gjithë ditës së agjërimit, që përfundon kur dielli ngrihet dhe fillon sabahu, ose lutja në mëngjes.

Në fund të ditës, kur dielli perëndon, fillon lutja e Akshamit dhe dita e agjërimit thyhet me iftarin. Shumë myslimanë e thyejnë agjërimin duke ngrënë hurma para fillimit të iftarit. Muslimanët mund të vazhdojnë të hanë dhe pijnë gjatë gjithë natës deri në syfyr të ditës së ardhshme.

Në fund të muajit të Ramazanit, myslimanët festojnë festën e prishjes së agjërimit, që quhet Eid al-Fitr.

Të dyja vaktet, syfyri dhe iftari përmbajnë fruta të freskëta, perime, mish hallall (të përgatitur sipas ligjit mysliman), bukë, djathra dhe ëmbëlsira. “Unë përpiqem të mbaj Ramazan shumë të lehtë dhe me ushqime plot me fibra, proteina dhe karbohidrate komplekse.

Kur Ramazani është gjatë muajve të nxehtë të verës si këtë vit përqëndrohem që të konsumoj ushqime hidratues”, thotë Amanda Saab nga blogu Amanda’s Plate.

Llojet e ushqimeve të shërbyer ndryshojnë sipas rajonit, nëse jeni në Lindjen e Mesme, Evropë, Azi, Amerikën e Veriut apo më tutje. Vaktet shërbehen në shtëpi me familjen, në xhamitë e komunitetit, ose në vende të caktuara brenda komunitetit mysliman.

Exit mobile version