11.8 C
New York
Wednesday, March 5, 2025

Buy now

Ja sa lagje e shtëpi kishte Prishtina para 550 vitesh, sipas një dokumenti osman

- Advertisement -

Sipas një dokumenti Osman, Prishtina në vitin 1477 kishte 9 lagje dhe 351 shtëpi, raporton Gazeta Express.

Asistenti i Universitetit të Prishtinës, Durim Abdullahu ka publikuar këtë document të regjistrit të popullsisë para 550 vitesh.

“9 lagjet e Prishtinës më 1477. Në bazë të një defteri osman (regjistër i popullsisë) të vitit 1477, Prishtina kishte rreth 351 shtëpi, të grumbulluara në gjithsej 9 lagje, pesë më të mëdha dhe katër më të vogla. #prishtinahistorike”, ka shkruar Abdullahu në postimin e tij në Facebook.

Lagjet kishin emrat si: Mitropolit e cila kishte 48 shtëpi, Kaqanoviq me 64 shtëpi, Pojasar me 55 shtëpi, Shtitar me 30 shtëpi, Vërlaçka me 56 shtëpi, Kosiriq me 25 shtëpi, Llukar me 28 shtëpi dhe Llatinar me 5 shtëpi.

9 lagjet e Prishtinës më 1477Në bazë të një defteri osman (regjistër i popullsisë) të vitit 1477, Prishtina kishte…

Posted by Durim Abdullahu on Wednesday, January 12, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit