Temperatura e ambientit është shumë e rëndësishme për fëmijën dhe sipas ekspertëve, gjatë dimrit ajo nuk duhet të jetë më e lartë se 20 gradë.
Por si duhet të jetë ambienti i shtëpisë për të qenë ideal për të porsalindurin? Temperatura e duhur dhe gjithçka tjetër për një ambient në kushte ideale brenda shtëpisë.
Temperatura në shtëpi duhet të jetë gjithmonë konstante; Temperatura ideale do të ishte 20 gradë, por në banjo mund të jetë edhe pak më e lartë, ndërsa në dhomën e gjumit jo më shumë se 18 gradë.
Dhoma ku fle fëmija duhet të jetë e ajrosur mirë dhe jo me ajër shumë të thatë; Nëse në shtëpi përdorni kalorifer, vendosni një lagështues ajri.
Nëse shtëpia ka shumë lagështirë mund të instaloni një tharës ajri (janë aparatura të posaçme që mund t’i blini në dyqanet me elektroshtëpiake); E ajrosni mirë shtëpinë. Idealja do të ishte 3 herë në ditë: në mëngjes, në mesditë, dhe në darkë para gjumit.
Nëse fëmija ka lindur para kohe temperatura mund të jetë disi më e lartë, përkatësisht rreth 22-24 gradë me lagështirë 50%. Temperatura e ujit të banjos duhet të jetë rreth 36-37 gradë.