Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Bia, në pamjet e shpërndara në TikTok shihet jashtë ambienteve ku po mbahej finalja e BBVK-së.
Ajo ka pretenduar se nuk është lejuar të hyjë për të qenë pjesë e natës finale. Sipas saj, vendimi për ta lënë jashtë ka ardhur si pasojë e deklaratave që kishte bërë menjëherë pas eliminimit nga shtëpia.
“Kanë frikë të flas. Unë këtu nuk jam për të folur ose diçka tjetër. Unë këtu jam për të mbështetur. Ata nuk më lanë brenda për inat”, ka thënë ajo.






