Pep Guardiola ka shpjeguar pse ia ka mohuar Erling Haalandit mundësinë për të shënuar het-trik të dyfishtë për Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve.
Në vetëm 63 minuta lojë, Haalandi i shënoi pesë gola kundër klubit gjerman, duke i ndihmuar Cityt të fitojë 7:0 ndeshjen e kthimit të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve, pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë në Gjermani.
Përfaqësuesi i Norvegjisë Haaland u bë vetëm lojtari i tretë që i shënon pesë gola në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, pas Lionel Messit (për Barcelonën kundër Bayer Leverkusenit) dhe Luiz Adriano (për Shakhtar Donetsk kundër Bate Borisov).
Megjithatë, Guardiola e largoi atë nga loja në minutën e 63-të, duke e zëvendësuar me Julian Alvarezin, gjë që ia pamundësoi atij të shënonte het-trik të dyfishtë historik.
I pyetur pas ndeshjes pse e zëvendësoi Haalandin, Guardiola tha: “Nëse ai e arrin këtë rekord në moshën 22, 23 vjeçe, jeta e tij do të jetë e mërzitshme. Nuk do të kishte asnjë synim më për ta arritur në të ardhmen. Prandaj edhe bëj zëvendësime”.
“Nuk e dija që Messi me Leverkusenin (i shënoi 5 gola më 2012), por unë e bëj një zëvendësim sepse kur ndeshja është e fituar tashmë, ne duam që ata të luajnë. Ai i shënoi pesë gola. Problemi është se sa herë që ai nuk i shënon dy apo tri gola, ai kritikohet. Ky është realiteti”, shtoi ai.
Pas paraqitjes madhështore në Ligën e Kampionëve, Haalandi dhe City do të përqendrohen në çerekfinale të FA Cup, ku i pret Burnley të shtunën.