Një superkompjuter i Inteligjencës Artificiale ka paraqitur 10 mijë herë rezultatin e “Euro 2024” , duke zbuluar kështu fituesit më të mundshëm.
Sipas superkompjuterit të IA, në “Euro 2024” që nis në Gjermani këtë verë fitues i mundshëm është Portugalia me 15 për qind shanse për të ngritur trofeun, shkruan SportBibile.
Anglia renditet e dyta në listë me 12 për qind shanse për të fituar e ndjekur nga Franca, të cilën shumë tifozë e shohin si favorit më të madh.
Kurse, Spanja rënidtet e katërta me rreth 11 për qind shanse për të fituar Euro 2024, e ndjekur nga Belgjika me rreth 8 për qind dhe Gjermania e Holanda me shanse të njëjta 5.77 për qind.
Derisa, Kombëtarja e Shqipërisë renditet vetëm e parafundit me 0.13 për qind shanse për të triumfuar