Këngëtarja Adelina Tahiri këtë fundvit po sigurohet që t’i bëj vetës dhurata me vlerë.
Ajo në postimet e fundit shihet se ka bërë disa blerje tek dyqani i ‘Louis vuitton’ andaj sipas ndjekësve ajo vetëm aty po i shpenzon parat.
Nuk kanë munguar as momentet teksa feston me personat e zemrës.
Për ndryshe Adelina në botën e showbizit njihet për jetën e saj luksoze që bën, në çdo paraqitje veshja e saj rrëmben shifra të larta.