Para disa banesave në Mitrovicën e Veriut këtë mëngjes janë shfaqur fletushka me mesazhe të ndryshme me shkrime nga qytetarët serb. Këto shkrime janë shkruar me kërkesë për vendosjen e flamujve në shtëpitë e tyre.

“Po ka pasur fletushka, kemi kontaktuar prokurorin dhe nuk është hapur ndonjë rast” tha Elshani për Metro.

Në njërën nga fletushkat e shkruar në gjuhën serbe shkruhet: “Flamuri ynë i Serbisë nuk është vetëm një copë pëlhure – është simbol i lirisë, unitetit dhe krenarisë”

“POPULL, ERDHI KOHA! Serbia nuk është lodër e askujt. Mjaft me heshtjen e kokat ulur. Kur populli ynë dëbohet, kur na shkelen të drejtat e dinjiteti është detyra e secilit prej nesh është të tregojë përkatësinë dhe besimin e tij. Flamuri ynë i Serbisë nuk është vetëm një copë pëlhure – është simbol i lirisë, unitetit dhe krenarisë. Prandaj, vëllezër dhe motra, le ta vendosë secili flamurin në shtëpinë e tij, në dritare, në ballkon, në çdo vend ku shihet se Serbia jeton. Le ta dinë se jemi këtu, se nuk do të zhdukemi. Serbia në zemër, flamuri në erë!”, shkruhet në fletushka.

Një reagim i tillë erdhi për  shkak te fshirjes së grafiteve nacionaliste e muraleve ne Mitrovice te veriut dhe Zvecan të dielën  nga Qeveria e Kosovës