6.3 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Ja çfarë i siguron marrëveshja “paramartesore” Geroginas me Ronaldon në rast se ndahen

- Advertisement -

Sipas raportimeve në Spanjë, Georgina Rodriguez besohet të ketë një marrëveshje “para-martesore” me të dashurin e saj Cristiano Ronaldo, nëse çifti ndahet.

Modelja 29-vjeçare është me yllin e Al-Nassr që nga qershori i vitit 2016 dhe së bashku kanë dy fëmijë, Alana Martina dhe Bella Esmeralda.

Rodriguez është gjithashtu nënë e tre fëmijëve të tij të tjerë: Cristiano Ronaldo Jnr, dhe binjakëve Eva dhe Mateo, të cilët kanë lindur nëpërmjet një gruaje surrogate, shkruan DailyMail.

Por pavarësisht se nuk janë të martuar ligjërisht, sipas TV Guia, janë vendosur marrëveshje mes çiftit nëse ata ndahen për të siguruar që Rodriguez të marrë mbështetje financiare.

Raportohet se marrëveshja do t’i dorëzojë pronësinë e shtëpisë së familjes në Madrid – La Finca – yllit të “I amGeorgina” dhe Rodriguez do të marrë gjithashtu një pagë mujore prej 100 mijë eurosh për pjesën tjetër të jetës së saj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit