2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Ja çfarë i ndodh trurit të njeriut në çastet e fundit të jetës

- Advertisement -

Emocioni i parë që provojmë është frika. Ajo është një përgjigje konijtive, e cila aktivizohet në situata të vështira.

Kur kemi frikë, aktivizohet talamusi, i cili njësoj si një central i dërgon sinjalet në pjesët e tjera të trurit dhe si pasojë në trupin tonë prodhohet glukozë, kortizol dhe adrenalinë.

Në hipotalamus u hapet drita jeshile reagimeve fiziologjike që lidhen me situatën, çka bën të zgjedhim nëse do të mbrohemi apo do të përpiqemi të ikim.

Pasi truri “vihet në alarm”, ndodh të bërtasim. Ndryshe nga sa mund të mendohet, britmat nuk janë një reagim i pjesës së trurit që lidhet me të folurit.

Britmat janë pasojë e aktivizimit të një pjese tjetër të trurit dhe bëjnë që edhe personi që thjesht po e sheh një situatë të tillë, pa qenë i rrezikuar, të ketë reagim të ngjashëm.

Pas frikës dhe britmave vjen momenti i vuajtjes. Kur plagosemi, neuronet sensoriale i dërgojnë talamusit sinjalizimin e dhimbjes. Truri stimulohet që të gjejë një zgjidhje për të shmangur përsëritjen e kësaj ndjesie.

Kur nuk ia arrin, vjen vdekja klinike. Në këtë pikë, truri mbetet i vetëdijshëm për disa çaste, duke hyrë në atë që disa e përshkruajnë si përvoja para vdekjes, e cila ndiqet në shumicën e rasteve nga vdekja biologjike.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit