24.1 C
New York
Thursday, July 10, 2025

Buy now

Izraeli: U shkatërrua komanda e Hamasit në veri të Gazës

- Advertisement -

Ushtria izraelite thotë se ka “përfunduar çmontimin” e strukturës së komandës së Hamasit në Rripin Verior të Gazës.

Zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Hagari është shprehur se militantët palestinezë tani po veprojnë në zonë vetëm në mënyrë sporadike dhe siç tha ai, “pa komandantë”, shkruan BBC.

Ai tha se Izraeli kishte vrarë rreth 8 mijë militantë në veri të Gazës, derisa u shpreh Forcat e Mbrojtjes të Izraelit tani janë të përqendruara në “çmontimin” e Hamasit në jug dhe qëndër të Gazës.

E sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, që nga fillimi i luftës Izraeli ka vrarë më shumë se 22 mijë njerëz.

Të ngjashme

Të fundit