6.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Izraeli thotë se ka thirrur 300 mijë rezervistë për luftime

- Advertisement -

Izraeli ka thirrur 300 mijë rezervistë për të luftuar për ushtrinë izraelite, i tha të mërkurën televizioni CNN zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit, Doron Spielman.

“Nuk është një familje që nuk ka dikë që është thirrur ose, fatkeqësisht, pasi jemi një vend i tillë i vogël, një familje që nuk ka miq ose njerëz të dashur që ende janë të zhdukur”- tha ai.

Spielmani i përsëriti qëndrimet e shprehura nga komandanti i Shtabit të Përgjithshëm, Herzi Halevi, duke theksuar se Izraeli është “duke u përgatitur për çfarëdo skenari”, përderisa po e vazhdon grumbullimin e forcave tokësore përgjatë kufirit jugor, raporton televizioni CNN.

Zyrtari ushtarak foli edhe për situatën rreth pengjeve që janë marrë nga Hamasi, duke thënë se dy gjeneralë majorë janë ngarkuar me këtë detyrë në nivel operacional.

Luftëtarët e Hamasit janë duke mbajtur rreth 150 persona peng në disa lokacione në Gaza, tha të hënën ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara. Hamasi ka kërcënuar se do ta fillonte vrasjen e pengjeve civile, nëse Izraeli do të sulmonte njerëz në Gaza pa paralajmërim.

“Sigurisht, situata më e mirë do të ishte, nëse Hamasi do t’i lironte ato pengje dhe nëse do t’i kthente te të dashurit e tyre, që janë duke pritur këtu në Izrael. Për ne, kjo na vë në situatë jashtëzakonisht të vështirë”- tha ai, duke shtuar se ushtria izraelite mbetet e bindur që “kapacitetet ushtarake (të Hamasit) duhet të eliminohen tërësisht”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit