Izraeli thotë se e shkatërroi aeroplanin që përdorej nga ish-lideri suprem i Iranit

- Advertisement -

Ushtria izraelite tha të hënën se kishte shkatërruar një aeroplan që përdorej nga ish-lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei.

Sipas ushtrisë, ky aeroplan u shkatërrua gjatë natës së kaluar në aeroportin Mehrabad në Teheran, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ushtria izraelite tha se ky aeroplan përdorej nga zyrtarë të lartë e figura ushtarake iraniane për të udhëtuar brenda e jashtë vendit dhe për t’u bashkërenduar me vendet aleate.

Mehrabadi është njëri nga aeroportet më të vjetra të Teheranit dhe tani është në shërbim për fluturime rajonale dhe vendore.

Përpos që është aeroporti më i ngarkuar civil për fluturime të brendshme, ai shërben edhe si qendër me përdorim të dyfishtë, pasi në të mbahen edhe asete të forcave ajrore iraniane.

Të ngjashme

Të fundit