Izraeli thotë se e ka vrarë komandantin e Forcave Kuds, Daoud Ali Zadeh

- Advertisement -

Ushtria izraelite tha se e ka vrarë komandantin e Forcave Kuds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, përmes një sulmi të kryer në kryeqytetin iranian, Teheran.

“Aeroplanët luftarakë goditën në zemër të Teheranit, duke e shënjestruar Daoud Ali Zadeh-un, zyrtar i lartë në Forcat Kuds dhe komandant i Trupës në Liban” – tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Effie Defrin, raporton televizioni BBC.

Forcat Kuds e përbëjnë njërën nga degët e Rojave Revolucionare të Iranit.

“Ai u përpoq që ta sulmonte Izraelin nga territori libanez dhe ne e goditën dhe e eliminuam atë në tokën iraniane” – shtoi zëdhënësi.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se Zadeh-u ishte “komandanti iranian i rangut më të lartë që ishte përgjegjës për Libanin”.

Të ngjashme

Të fundit