Ushtria e Izraelit (IDF) ka pretenduar se ka sulmuar gjashtë aeroporte në Iran dhe se ka shkatërruar 15 aeroplanë e ka dëmtuar pistat e aeroporteve, transmeton “BBC”.
Në një postim në rrjetet sociale IDF-ja ka thënë se janë shënjestruar aeroportet në perëndim, lindje dhe pjesën qendrore të Iranit.
Po ashtu tha se në sulmet me dronë ka shkatërruar aeroplanë F-15 dhe F-5, e po ashtu helikopter AH-1 Cobra.
Pretendoi se janë dëmtuar disa bunkerë nëntokësorë.
Nuk ka specifikuar saktë se kur ka ndodhur sulmi. Ky sulm nuk është konfirmuar as nga Irani, transmeton koha.net.
Në orët e hershme të së hënës Izraeli ka nisur sulme të reja në perëndim të Iranit dhe në kryeqendër Teheran.
Rreth 20 aeroplanë ushtarakë janë përfshirë në sulmet në qytetin perëndimor të Kermanshahut.
E të dielën mbrëma u mbajt një mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar lidhur me sulmin e SHBA-së ndaj tri objekteve bërthamore të Iranit. Përfaqësuesi i Izraelit pretendoi se gjithë bota duhet ta falënderoi presidentin amerikan Donald Trump, ndërsa ai i Iranit kritikoi sulmin amerikan.
E presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përmendi mundësinë e “ndërrimit të regjimit” në Iran.
Ai pyeti se “pse të mos ndërrohej” nëse regjimi aktual “nuk po e bën Iranin madhështor sërish”.
Ai po ashtu tha se dëmet në objektet bërthamore të Iranit janë masive.
E ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka arritur në Moskë, ku do të bisedojë me presidentin rus Vladimir Putin