-3.5 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Izraeli paditet në GJND për gjenocid

- Advertisement -

Afrika e Jugut ka nisur një kërkesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për çështje të gjenocidit që Izraeli ka kryer.

Ajo ka përmendur shkeljet e Konventës së Gjenocidit lidhur me sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës kundër palestinezëve, raportoi SkyNews.

Kjo kërkesë është një nga veprimet që Afrika e Jugut ka ndërmarrë kundër Izraelit – ajo votoi mbylljen e ambasadës izraelite në Pretoria dhe pezullimin e të gjitha marrëdhënieve diplomatike deri në arritjen e armëpushimit në Gaza.

Izraeli i është përgjigjur kërkesës duke e quajtur “të pabazë” dhe “shpifje”.

Po ashtu pretendoi se Afrika e Jugut po “bashkëpunonte me një grup terrorist që bën thirrje për shkatërrimin e Izraelit”.

Izraeli përsëriti sërish se lufta e tij është kundër Hamasit dhe jo popullit të Gazës.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit