Zëdhënësi i Forcave të Armatosura izraelite Daniel Haggari përsëriti se karburanti nuk lejohet në Gaza, duke mohuar raportet për një shkëmbim të mundshëm për të liruar pengjet.
Raporti i Haggarit vjen pasi qeveria e Izraelit tha po shqyrton lejimin e importit të karburantit në këmbim të lirimit të një numri të madh të burgosurish të mbajtur nga Hamasi.
“Direktiva e politikanëve është që të mos hyjë karburant, nëse ka ndryshim do të informojmë banorët”, tha Haggari.
Ai shtoi më tej se një pjesë e madhe e aftësisë së Hamasit për të vepruar mbështetet në karburant, duke përsëritur se grupi terrorist vjedh dhe ruan karburantin që mund të shkojë në spitale.
Raportet e mediave izraelite të enjten thanë se Izraeli po konsideronte lejimin e karburantit në Gaza përmes Egjiptit, si pjesë e një marrëveshjeje që do të çlironte një pjesë të madhe të 224 pengjeve që besohet se mbahen nga Hamasi.