Ushtria izraelite thotë se “vazhdon të godasë” objektivat ushtarake iraniane pasi kreu një valë sulmesh ndaj Iranit gjatë natës.
Forcat Ajrore Izraelite thonë në një postim në X se po vazhdojnë “të sulmojnë lansuesit e raketave dhe infrastrukturën” në Iran, raporton BBC.
Gjithashtu, ka pasur qytetarë që thonë se kanë dëgjuar shpërthime në Teheranin perëndimor, si dhe në pjesë të tjera të qytetit.
Ndërkohë, televizioni shtetëror nuk ka raportuar për videot e reja që kanë qarkulluar dhe që tregojnë sulmet e supozuara. Në vend të kësaj, mediat kanë ftuar zyrtarë iranianë njëri pas tjetrit, secili prej të cilëve është betuar për hakmarrje ndaj Izraelit.
Në sulmet e natës, Izraeli shënjestroi bazat bërthamore dhe ushtarake, si dhe ndërtesat e banimit të zyrtarëve iranianë