18.3 C
New York
Tuesday, June 17, 2025

Buy now

“Izraeli mund të bëhet goxha i pamposhtur te pjesa e mbrojtjes, ekspertja e Sigurisë Besa Kabashi-Ramaj jep detaje për organizimin ushtarak

- Advertisement -

Besa Kabashi-Ramaj, eksperte e Sigurisë, ka folur për konfliktin Iran-Izrael.

Ajo ka thënë në “Pressing” të T7, se Irani kishte avancuar programin bërthamor dhe kjo shihej si kërcënim për Izraelin dhe rajonin.

Tutje, ajo tha se Irani ka financuar organizata terroriste në Lindjen e Mesme, duke bërë edhe më shqetësues idenë që ky shtet të ketë armë bërthamore.

Për Izraelin ajo tha se është duke e avancuar sistemin mbrojtës për t’u bërë i pamposhtur, duke iu referuar sistemit anti-raketor.

“Izraeli ka sisteme ultra të avancuara, përveç mbrojtjen për raketa në distancë. Në atë moment që Izraeli e finalizon sistemin e ri të mbrojtjes, në një formë Izraeli është bajgi i pamposhtur dhe e dominon rajonin”, ka thënë ajo.

Emisionin “Pressing”, mund ta ndiqni KËTU

 

Të ngjashme

Të fundit