7.8 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Izraeli kryen sulme të reja në Bejrut

- Advertisement -

Raportohet se Izraeli të mërkurën ka kryer një varg sulmesh në kryeqytetin libanez, Bejrut.

Sipas ushtrisë izraelite IDF, cak i sulmit ishin “objektivat terroriste”.

Forca Mbrojtëse bëri të ditur se ka lëshuar disa urdhra evakuimi për njerëzit që jetonin në ndërtesat në periferitë jugore të Bejrutit, në orët e para të së mërkurës, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Deri më tani s’ka raportime për viktima.

Ushtria e Izraelit, qysh të martën ka nisur një operacion tokësor kundër objektivave të Hezbollahut, organizatë e cilësuar si terroriste nga SHBA-ja në Libanin jugor.

Sulmet e reja u kryen disa orë pasi Irani sulmoi me rreth 180 raketa Izraelin, në shenjë hakmarrjeje për, siç tha, vrasjen e aleatëve të tij në Liban.

Irani, gjithashtu, paralajmëroi “sulme shkatërruese” nëse Izraeli përgjigjet.

Përshkallëzimi i vazhdueshëm ka rritur frikën për rrëshqitjen e rajonit në një luftë gjithëpërfshirëse.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit