1.6 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Izraeli jep “dritën jeshile” për shkëmbimin e të burgosurve, pret përgjigjen e Hamasit

- Advertisement -

Autoritetet izraelite kanë dhënë “dritën jeshile” për përfundimin e një marrëveshje të shkëmbimit të të burgosurve dhe tani janë në pritje të një përgjigje nga grupi palestinez Hamas.

Sipas transmetuesit publik KAN, Izraeli është më afër se kurrë më parë për arritjen e një marrëveshjeje të shkëmbimit të të burgosurve.

Transmetuesi izraelit raportoi se “tani topi është në fushën e Hamasit” dhe se nëse grupi përgjigjet pozitivisht, një marrëveshje më të burgosurit “do të jetë e arritshme”.

Sot më herët, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, tha se SHBA-ja vazhdon të punojë për lirimin e pengjeve izraelitë në Gaza.

“Ne jemi afër dhe shpresojmë se mund të arrihet një marrëveshje, por ka ende punë për të bërë”, tha ai.

Sipas vlerësimeve zyrtare izraelite, rreth 240 persona po mbahen peng në Gaza që nga 7 tetori.

Brigada Al-Qassam e Hamasit, nga ana e saj, ka deklaruar se mban peng rreth 200-250 njerëz, përfshirë ushtarë dhe civilë izraelitë, por më vonë njoftoi se një numër prej tyre u vranë gjatë sulmeve ajrore izraelite nëpër Gaza që nga 7 tetori.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit