Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) kanë thënë se militantët e Hamasit nuk kanë “ku të fshihen” në Rripin e Gazës.
“Ne do t’i arrijmë kudo,” tha një zëdhënës i IDF-së, përpara se të pretendonte se kishte vrarë “qindra” militantë të Hamasit në sulme hakmarrëse, shkruan SkyNews.
Kujtojmë se terroristet e Hamasit, në mënyrë sekrete sulmuan Izraelin nga qielli, toka dhe deti. Ndaj këtij sulmi tinëzar, Izraeli vazhdon të kundërpërgjigjet me sulme të njëpasnjëshme në Rripin e Gazës, aty ku edhe gjenden militantete e Hamasit.