-1.1 C
New York
Friday, January 2, 2026

Buy now

Izraeli e akuzon kryetarin e Nju-Jorkut për antisemitizëm që në ditën e parë në detyrë

- Advertisement -

Ministria e Jashtme e Izraelit e ka akuzuar kryetarin e ri të Nju-Jorkut, Zohran Mamdani, për hedhje të “benzinës antisemti në zjarr të hapur”, pasi ai ktheu prapa një urdhër të nënshkruar rishtazi nga kryetari në largim, Eric Adams.

“Që në ditën e tij të parë si kryetar i Nju-Jorkut, Mamdani e tregon fytyrën e tij të vërtetë: ai e shfuqizon definicionin e IHRA-së për antisemitizmin dhe i heq kufizimet ndaj bojkotimit të Izraelit. Ky nuk është lidership. Është benzinë antisemite mbi zjarrin e hapur” – shkroi në rrjetin X Ministria e Jashtme e Izraelit, raporton gazeta “The Guardian”.

Mamdani shfuqizoi një urdhër të periudhës së Adamsit me të cilin ishte miratuar definicioni i Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit [IHRA] për antisemitizmin.

Në një deklaratë të Këshillit për Marrëdhëniet Amerikane-Islamike thuhet se mirëpritet tërheqja e definicionit “kundërthënës e tepër të gjerë” të IHRA-së për antisemitizmin, i cili, sipas këtij këshilli, “shpesh përdoret për t’i censuruar kritikat ndaj racizmit dhe krimeve kundër njerëzimit nga Qeveria e Izraelit”.

Kundërpërgjigjja e Izraelit erdhi disa orë Mamdani lëshoi një urdhër për shfuqizimin e të gjithë urdhrave ekzekutivë që i kishte lëshuar Adamsi pasi ndaj tij ishin ngritur akuza për korrupsion më 2024 e të cilat në mënyrë kundërthënëse ishin rrëzuar më vonë.

Të ngjashme

Të fundit