Ministrja e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka nënshkruar Deklaratë të Përbashkët në fushën e turizmit me ministrinë e Turizmit nga shteti i Izraelit.
Kjo marrëveshje ka për qëllim forcimin e lidhjes ndërmjet Kosovës dhe Izraelit duke ndihmuar në zhvillimin e turizmit në përputhje me parimet e respektit reciprok dhe barazisë.
Ministrja Hajdari, ka thënë se na kjo marrëveshje është shanca për të eksploruar në fusha të reja bashkëpunimi.
“Ministrja Hajdari, tha se ky është një shans i jashtëzakonshëm për të eksploruar shumë fusha të reja bashkëpunimi, përfshirë pjesëmarrjen në ekspozita, panaire, konferenca, dhe ngjarje të tjera që do të promovojnë bukuritë natyrore dhe kulturën e të dyja vendeve”, thuhet në njoftimin e MINT-it.
Tutje, Deklarata e Përbashkët parasheh edhe shkëmbimin e informacionit mbi inovacionin dhe digjitalizimin e turizmit dhe ekspertizës.
“Deklarata e Përbashkët parasheh edhe shkëmbimin e informacionit mbi inovacionin dhe digjitalizimin e turizmit dhe ekspertizës me synimin për të krijuar një partneritet të qëndrueshëm me theks në sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe sipërmarrjet fillestare që operojnë në industrinë e turizmit e poashtu edhe shkëmbimin e të dhënave dhe statistikave që do të përmirësojnë përvojën e udhëtimit për të dyja vendet”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Po ashtu, Deklarata e Përbashkët është bërë e ditur se parasheh edhe nxitjen e bashkëpunimit në kuadër të Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO) si dhe organizatave të tjera ndërkombëtare të lidhura me turizmin si dhe në fushën e edukimit turistik./teve1.info/