23.9 C
New York
Monday, July 21, 2025

Buy now

Izraeli bllokon llogaritë e kriptove që u përdorën për donacione për Hamasin

- Advertisement -

Izraeli ka bllokuar llogaritë e kriptomonedhave të cilat Hamasi i përdorte për të kërkuar donacione në rrjetet sociale.

“Sipas dyshimeve, me shpërthimin e luftës, organizata terroriste e Hamasit nisi një fushatë për mbledhjen e fondeve në rrjetet sociale, duke i kërkuar publikut të depozitojë kriptovaluta në llogaritë e tyre”, thuhet në një deklaratë të policisë.

“Njësia Kibernetike e Policisë dhe Ministria e Mbrojtjes morën menjëherë veprime për lokalizimin dhe ngrirjen e këtyre llogarive, me ndihmën e shkëmbimit të kriptove Binance, në mënyrë që të devijonin fondet në thesarin e shtetit”.

Ndërsa, nuk është bërë e ditur se sa llogari janë bllokuar apo sa është vlera e sekuestruar, raporton Al Jazeera.

Të ngjashme

Të fundit