-0.5 C
New York
Monday, December 8, 2025

Buy now

Izmaku: Vota 122 është ndryshimi, NISMA nuk ndalet

- Advertisement -

 

Kandidatja e NISMA Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka bërë një thirrje mobilizuese për mbështetësit e saj në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ajo ka theksuar se, pavarësisht përpjekjeve për krijimin e një bashkimi të madh politik mes forcave çlirimtare, ky proces nuk është finalizuar, por rrugëtimi i NISMËS vazhdon pa u ndalur.

“I kemi ndarë shpresë, pritje dhe besim. Ju më keni dhënë zemër me dëshirën e sinqertë për bashkim dhe një drejtim të qëndrueshëm për Kosovën,” ka thënë Izmaku.

Duke e cilësuar Fatmir Limajn si “lider të luftës dhe të paqes”, Izmaku theksoi se ai ka kaluar beteja shumë më të mëdha se sfidat politike të ditës. Ajo rikujtoi se është kandidate me numrin 2, ndërsa ftoi qytetarët që dëshirojnë “qeverisje të drejtë, zë të fuqishëm në Kuvend dhe vizion të qartë për vendin” që ta mbështesin me votën 122.

“Ju jeni ata që e bëni bashkimin të ndodhë aty ku vendoset e ardhmja: në kuti. Këtë herë, një votë e secilit prej jush është ndryshimi,” është shprehur ajo.

Në fund, Izmaku dërgoi një mesazh të qartë për kundërshtarët: “Ata që duan ta shuajnë zërin e Çelikut, duhet ta marrin mesazhin nga vota juaj për Fatmir Limajn dhe numrin 2.”

Bashkë me fat e mbarësi, ka përfunduar ajo.

Postimi i plotë:

Të dashur miq dhe përkrahës,

Këto ditë kemi ndarë bashkë shumë shpresë, shumë pritje dhe shumë besim.

Shumë prej jush më keni shkruar, më keni folur e më keni dhënë zemër sepse dëshira juaj për bashkim dhe për një drejtim të qëndrueshëm për Kosovën ka qenë e sinqertë dhe e fortë.

U munduam t’i sjellim vendit një bashkim të madh politik, një bashkim të forcave çlirimtare.
Kjo nuk u realizua, por kjo nuk e ndal udhëtimin tonë, pra NISMA nuk ndalet.

Dhe Fatmir Limaj ka kaluar beteja shumë më të mëdha se kjo.

Në këtë garë, jam kandidate me numrin 2, dhe e shoqëroj liderin e luftës dhe të paqes me nder, me përgjegjësi dhe me besimin që më keni dhënë ndër vite.

Kush kërkon qeverisje të drejtë, zë të fuqishëm në Kuvend dhe vizion të qartë për vendin, vota 122 e bën këtë të mundur.

Ju jeni ata që e bëni bashkimin të ndodhë aty ku vendoset e ardhmja: në kuti.

Këtë herë, një votë e secilit prej jush është ndryshimi.

Dhe ata që duan ta shuajnë zërin e Çelikut, duhet ta marrin mesazhin nga vota juaj për Fatmir Limajn dhe numrin 2✅

Bashkë, me fat e mbarësi!
#NISMASocialdemokrate122
#FatmirLimaj1
#Numri2

Të ngjashme

Të fundit