19.5 C
New York
Friday, August 8, 2025

Buy now

Izmaku zyrtarisht kandidate për kryetare të Vushtrrisë

- Advertisement -

Xhevahire Izmaku ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e saj për kryetare të Komunës së Vushtrrisë.

Në një postim në Facebook, Izmaku tha se me përvojën e saj dhe pasionin për qytetin, synon t’i shërbejë drejtpërdrejt komunitetit të Vushtrrisë.

“Ftoj të gjithë qytetarët të bashkohen në këtë rrugëtim për ta bërë Vushtrrinë një vend ku shërbimet dhe cilësia e jetës janë prioritet për të gjithë, jo vetëm për individë”, tha tutje ajo.

Postimi i plotë i Izmakut:

Të dashur bashkëqytetarë, anëtarë dhe mbështetës të Nismës Socialdemokrate,

Mbrëmë në Vushtrri, me praninë e kryetarit Fatmir Limaj, miqve dhe familjarëve, si dhe strukturës së degës së Nismës, shpalla zyrtarisht kandidaturën time për Kryetare të Komunës.

Me shumë përvojë dhe pasion për këtë qytet, dhe duke qenë me vite zëri i saj në Parlament, tash dua t’i shërbej Vushtrrisë plotësisht dhe drejtpërdrejtë.

Do të punoj që Vushtrria të jetë një vend ku çdo qytetar ndihet i dëgjuar dhe ka mundësi për të ardhmen e tij dhe të familjes.

Ftoj çdo njëri prej jush të bashkohemi në këtë rrugëtim – së bashku ta bëjmë Vushtrrinë tonë qytet në shërbim dhe jetë të mirë të të gjithë njerëzve, jo të individëve!

Për Vushtrrinë që e duam💙

Të ngjashme

Të fundit