17 C
New York
Wednesday, September 3, 2025

Buy now

Izmaku: Vushtrria ka qenë adresa dhe kryefjala ime, po kthehem për t’i shërbyer qytetarëve padallim

- Advertisement -

Kandidatja për kryetare të Vushtrrisë, Xhevahire Izmaku ka publikuar një video ku ka njoftuar se sot nis një rrugëtim të ri, një rrugëtim që nuk është vetëm i saj, por i përbashkët me qytetarët e kësaj komune.

Izmaku ka thënë se Vushtrria meriton më shumë, një komunë që i shërben qytetarit dhe jo interesave të ngushta.

“Kam vendosur të jem kandidate për kryetarë të Vushtrrisë me një vizion të qartë, të krijojmë një qytet ku rinia të ketë mundësi ku gratë dhe vajzat do të kenë mbështetje…

Ajo ka ftuar qytetarët të bashkohen në këtë rrugëtim, sepse bashku mund ta bëjnë këtë ndryshim.

Të ngjashme

Të fundit