Kandidatja për deputete Xhevahire Izmaku ka reaguar pas intervistës së kryetarit Fatmir Limaj, duke theksuar rëndësinë dhe vlerat që Nezir Çoçaj i sjell listës së NISMËS Socialdemokrate.
Ajo e ka cilësuar Çoçajn si një prej personaliteteve që ka mbajtur mbi supe peshën e historisë, pa u ankuar asnjëherë dhe pa u tërhequr përballë sfidave të jetës.
Sipas Izmakut, Çoçaj nuk është vetëm një ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe një njeri i drejtë, i paepur dhe me karakter të pathyeshëm. Ajo theksoi se ai ka kaluar sprova të rënda, të cilat do ta lëkundnin shumëkënd, por gjithmonë është ngritur më i fortë dhe më i vendosur për t’i shërbyer komunitetit.
“Nezir Çoçaj është intelektual dhe njohës i thellë i sistemit arsimor në vend. Ai kupton si pak kush rëndësinë e reformave të vërteta në këtë sektor”, ka shkruar Izmaku, duke shtuar se kontributi i tij profesional dhe njerëzor e bën një vlerë të pazëvendësueshme të listës.
Ajo e përmbylli reagimin e saj duke thënë se Çoçaj i jep peshë dhe seriozitet çdo projekti politik e qytetar dhe respektohet gjerësisht nga ata që e njohin nga afër.
Postimi i plotë:
Me shkas nga intervista e mbrëmshme e kryetarit Limaj dhe krenaria që lista jonë ka figura si profili i Nezës!
Nezir Çoçaj është ndër personalitetet që e kanë bartur peshën e historisë mbi supe, pa u ankuar kurrë.
Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njeri i drejtë, i paepur dhe me karakter që nuk thyhet, as nga sfidat më të rënda të jetës.
Ai ka kaluar sprova që do t’i lëkundnin shumëkënd, por gjithmonë është ngritur më i fortë, më i vendosur dhe më i gatshëm për t’i shërbyer komunitetit.
Nezir Çoçaj nuk është vetëm luftëtar, ai është intelektual, njohës i thellë i sistemit arsimor në vend, dhe një profesionist që e kupton si pak kush rëndësinë e reformave të vërteta në arsim.
Nezir Çoçaj është nder i listës sonë.
Ai i jep peshë dhe seriozitet çdo projekti politik e qytetar, dhe respektohet nga të gjithë ata që e njohin nga afër.
#meFatmirLimaj122






