Home Lajme Izmaku tregon se cilat projekte do t’i finalizojë nëse e fiton ulësen e deputetes

Izmaku tregon se cilat projekte do t’i finalizojë nëse e fiton ulësen e deputetes

0
Izmaku tregon se cilat projekte do t’i finalizojë nëse e fiton ulësen e deputetes

Xhevahire Izmaku nga Nisma thotë se nëse e fiton ulësen e deputetes në Kuvendin e Kosovës do ta ndryshojë ligjin për pushimin e lehonisë.

Izmaku thotë se brenda koalicionit AAK-Nisma ekziston një program social, veçmas që targeton gruan.

“Së pari do të filloj me fuqizimin e grave, është programi social. Limaj e ka dërguar brenda koalicionit një program shumë të mirë. Programi social, ka target kryesisht gruan. Pra, kryesisht intervenimin fillestar në lidhje me ligjin e lehonisë. Baballarët hasin në vështirësi në raport me rritjen e fëmijës bazuar në ligjin që ne e kemi jashtëzakonisht të pafavorshëm”, tha ajo në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ajo tha se në mënyrë që të realizohet ndryshimi i i ligjit do të bashkëpunojë edhe me deputet tjera të Kuvendit

“Iniciativë e imja do të jetë që vet do t’i ftoj koleget e mia deputete që na me i bë të mundur grave mos me vendos në një sfidë që ajo me zgjedh mes karrierës dhe rritjes së fëmijës. Pra, ligji jo me qenë vetëm gjashtë muaj e 70 për qind të pagës, por me pas një vit të gjitha gratë, të cilat punojnë në sektorin publik, por edhe në sektorin privat. Përkundër Qeverisë që e sulmon sektorit privat, ky koalicion i Limajt e respekton dhe e fuqizon edhe brenda programit”, tha ajo.

Exit mobile version