- Advertisement -
Xhevahire Izmaku, kandidate për deputet nga Nisma Socialdemokrate, ka zhvilluar një takim të frytshëm me kryetarin e Degës së Nismës në Drenas, Naim Gjoshi, dhe kryesinë e degës.
Në këtë takim, u diskutuan strategjitë dhe qëllimet e përbashkëta për avancimin e ideve dhe projekteve të partisë.
Izmaku ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët për realizimin e objektivave të Nismës Socialdemokrate.
Së bashku, ata angazhohen për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës.