.Kandidatja për deputete nga NISMA, Xhevahire Izmaku, ka vazhduar takimet e përditshme me aktivistët në terren për të koordinuar aktivitetet e radhës.
Ajo ka takuar Kryesinë e Nismës, dega në Vushtrri, ku, sipas saj, është riafirmuar përkushtimi për të forcuar vizionin dhe misionin e partisë si një forcë socialdemokrate që vendos në qendër mirëqenien e qytetarëve.
Postimi i plotë:
Në këtë mbledhje të rëndësishme të kryesisë së Nismës, dega në Vushtrri, riafirmojmë përkushtimin tonë për të forcuar vizionin dhe misionin e partisë si një forcë socialdemokrate që vendos në qendër mirëqenien e qytetarëve.
Vullneti ynë politik është i patundur për t’i qëndruar pranë çdo qytetari, duke ofruar zgjidhje të drejta dhe të qëndrueshme për sfidat sociale dhe ekonomike. Fuqizimi i Nismës nuk është vetëm një qëllim i yni, por edhe një detyrë ndaj qytetarëve që meritojnë një alternativë të fuqishme dhe të besueshme politike.
Në prag të kësaj fushate zgjedhore, angazhohemi të ndërtojmë një program gjithëpërfshirës, duke dëshmuar se jemi një parti e veprimit konkret, që promovon barazinë, drejtësinë sociale dhe zhvillimin ekonomik. Fushata jonë do të jetë zëri i njerëzve të zakonshëm dhe një shembull i politikës që frymëzon besim dhe pergjegjesi!