28 C
New York
Sunday, June 29, 2025

Buy now

Izmaku: Takimi i djeshëm tregoi nevojën për komunikim politik më të gjerë

- Advertisement -

Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku, ka deklaruar se takimi i djeshëm mes partive politike vetëm sa e ka theksuar edhe më shumë nevojën për një dialog më të gjerë politik.

Ajo tha se u pa edhe një formë hipokrizie, pasi parti që më herët kanë linçuar Fatmir Limajn për propozimin për tryezë të përbashkët, tash iu përgjigjën ftesës.

“Takimi i djeshëm vetëm e ka shpërfaqur edhe njëherë nevojën për komunikim më të zgjeruar politik, po ashtu e shfaqi edhe një hipokrizi. Ka subjekte politike të cilët na kanë linçuar edhe zoti Limaj për propozimet për nevojën që e diskutoi para tre muajsh për këtë tavolinë, të njëjtit i janë përgjigjur ftesës. Të besojmë të prodhojë diçka tjetër sepse ka qenë takimi i parë. Ne kemi pasur një votim për kandidaten, mirëpo në mungesë të shumicës parlamentare duhet konsensus. Nisma e ka shfaqur para tre muajve nevojën dhe gatishmërinë që duhet me ndihmuar vendin në këtë ngërç politik,” shtoi Izmaku. /EO/

Të ngjashme

Të fundit