Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku tha se nuk ka pasur asnjë takim të ri me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjidhjen e ngërçit politik përmes një marrëveshje politike.
Ajo tha se ka “mungesë totale të vullnetit politik” për gjetjen e një zgjidhjeje.
“Ditët e fundit nuk ka pasë asnjë qëndrim të ri, asnjë takim të ri. Po duket që s’është më as procedurale, as juridike, mirëpo është më shumë morale. Ka mungesë totale të vullnetit politik të lidershipit të krejt partive të mëdha politike për ta gjetur një zgjidhje”, tha Izmaku.
Deputetja tha se “Nisma ka qenë dhe është që të krijohet një mazhorancë në tavolië”.
“Pra, të ndërtohet marrëveshje politike dhe të zgjidhen këto probleme dhe ky ngërç politik”, tha ajo