Deputetja e NISMA-s, Xhevahire Izmaku tha se nuk ka ndonjë marrëveshje politike për ndonjë koalicion të mundshëm me ndonjë nga partitë, qoftë pozitë ose opozitare.
Izmaku në një lidhje direkte në emisionin “Debat Plus” deklaroi shkurt që qëndrimi i kreut të NISMA-s mbetet i njëjtë.
“Aktualisht nuk ka ndonjë marrëveshje politike për ndonjë koalicion të mundshëm me ndonjë parti politike”, tha Izmaku.