12.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Izmaku: Rritja e pagave për fushatë

- Advertisement -

Anëtarja e kryesisë së Nismës, Xhevahire Izmaku, ka thënë se është fushatë rritja e paralajmëruar e pagave nga qeveria Kurti.

Sipas Izmakut nuk është dashur të pritej viti i fundit buxhetor për këtë veprim kur siç tha ka pasur kohë katër vite.

Anëtarja e Nismës tha se me këtë vendim, qeveria e vendosi në një pozicion të humbjes së besimit

“Duhet ta sqarojmë se kjo është pikërisht për fushatë sepse katër vite kanë qenë të mjaftueshme për të bërë rritje të pagave e jo ta presin vitin e fundit buxhetor ku nuk varet më nga ky kryeminister aktual sepse ne nuk e dimë kush do të jetë kryeministër në zgjedhjet e ardhshme në shkurt pra edhe nëse do të kishte ndodhur kjo rritje varet nga propozimi i buxhetit tash që do të ndodhë dhe që hyn tek në fillim të shkurtit në miratim.Është shumë vonë për me pas sukses. Me rritjen e pagave e Qeveria e vendosi në një pozicion të humbjes së besimit përfundimtar ndaj këtij mandati qeverisës”, është shprehur ajo në emisionin “Ditari”, në Tëvë1.

Ajo ka shtuar se rritja e pagave bëhet përmes koeficienteve e jo sipas dëshirës së dikujt.

“Rritja e pagave në sektorin publik bëhhet përmes koeficienteve pra nuk mund të zgjohet dikush edhe të vendosë që prej nesër po i rrisim pagat se ka disa koeficientë që është një ligj i pagave”, ka thënë Izmaku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit