22.6 C
New York
Monday, July 21, 2025

Buy now

Izmaku: Programi i NISMA, Kosovës ia hap dyert e zhvillimit

- Advertisement -

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, së bashku  me kandidatët e kësaj partie për deputetë është mirëpritur në qytetin e Ferizajit.

Me këtë rast, kandidatja për deputete Xhevahire Izmaku, e cila ka marrë pjesë në këtë tubim, ka thënë se programi i NISMA garanton: Rritje ekonomike dhe më shumë vende pune, drejtësi sociale dhe mbështetje për të gjithë qytetarët, infrastrukturë dhe arsim që ndërtojnë të ardhmen tonë.

“Ferizaji dhe Kosova meritojnë më shumë! Me ju, ne do ta realizojmë këtë vizion” ka shkruar Izmaku.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Ferizajt,

Sot, në zemrën e qytetit tuaj, bashkë me Kryetarin Limaj dhe kandidatët tanë për deputetë, shpalosëm programin tonë të Nismës Socialdemokrate – një program i qartë dhe i guximshëm që e nxjerr Kosovën nga rruga pa dalje dhe i hap dyer të reja zhvillimi.

Ky program garanton: Rritje ekonomike dhe më shumë vende pune, drejtësi sociale dhe mbështetje për të gjithë qytetarët, infrastrukturë dhe arsim që ndërtojnë të ardhmen tonë.

Ferizaji dhe Kosova meritojnë më shumë! Me ju, ne do ta realizojmë këtë vizion.

Të ngjashme

Të fundit