26.7 C
New York
Thursday, July 17, 2025

Buy now

Izmaku: Po besoj që javën e ardhshme vendi ka me pas institucione

- Advertisement -

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka shprehur besimin se bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje do të përfundojnë me një marrëveshje për postin e kryetarit të Kuvendit.

Ajo ka thënë se kërkesa e tyre për këtë post nuk ka qenë kushtëzim, por përgjegjësi që sipas saj kjo parti e ka menduar që mund ta kryejë siç duhet.

“Në momentin kur kërkohet partneritet ti e mendon se çfarë përgjegjësie ke me marrë dhe në këtë drejtim Nisma e ka mendua që përgjegjësinë që do ta qonte në vend me sukses është pozita e kryetarit të Kuvendit dhe unë mendoj që bisedimet të vazhdojnë dhe pres që kjo të kurorëzohet po assesi nuk ka qenë kushtëzim”, ka thënë ajo në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Ajo duke folur për një takim të Kurtit me Limajn që siç ka bërë të diur do të mbahet në fundjavë, ka thënë se mund të ketë marrëveshje.

“Java e ardhshme ndoshta ka me na dalë me një rezultat pozitiv edhe ma frytëdhënëse. Po dua me shpresua edhe po besoj që këna me buzëqesh si vend dhe me pa vendin me institucione”, ka thënë Izmaku.

E pyetur nëse do të jenë pjesë edhe ekzekutivit, ajo ka thënë se këto çështje do të sqarohen në takimin ndërmjet dy liderëve, Kurti e Limaj.

“Mendoj që janë detaje që kanë me qenë në tavolinën e bisedimeve që kanë me qenë në mes të dy liderëve dhe në këtë fazë ndoshta nuk është mirë me ngrit tema që ka kohë me u diskutua”, ka thënë ajo.

Të ngjashme

Të fundit