Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku, ka reaguar pas dështimit të seancës për konstituimin e institucioneve, duke e cilësuar situatën si vazhdimësi të anomalive që po tentohet të shndërrohen në standard të ri, raporton Ekonomia Online.Sipas saj, mënyra e ngritjes së pyetjes për votim ishte e paligjshme, gjë që u reflektua edhe në reagimin e deputetëve.Ajo u bëri thirrje partive që të pranojnë realitetin dhe të punojnë për krijimin e shumicës, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën.“Është një vazhdimësi e anomalive që po tentohet të shndërrohet në një standard të ri. Pyetja është shtruar në mënyrë të paligjshme, dhe kjo u pa edhe nga reagimi i deputetëve gjatë votimit. Shpresojmë të shohim një përpjekje më të madhe nga partia e parë për të pranuar realitetin dhe për të krijuar mazhorancën, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën,” ka deklaruar Izmaku./EO