Nismës Socialdemokrate i është bërë një pritje madhështore në Rovato të Italisë, raporton Scanner.
Kandidatja për deputete Xhevahire Izmaku ka thënë se mërgata jonë, kjo pjesë e vyer e kombit vazhdon të mbajë gjallë shpresën për një të ardhme më të mirë.
“Ata na bënë edhe një herë të qartë mbështetjen e tyre për Komandant Çelikun, simbolin e qëndresës dhe shpresës për një Kosovë më të drejtë. Ishte një takim prekës, ku ndjeva thellësisht peshën e përgjegjësisë për të mos i zhgënjyer këta njerëz që jetojnë larg, por zemrën e kanë gjithmonë në atdhe”, ka shkruar Izmaku.
Postimi i plotë:
Sot, në Rovato të Italisë, së bashku me Kryetarin Limaj dhe kandidatët e tjerë për deputetë, u pritëm nga mërgata jonë, kjo pjesë e vyer e kombit që, me mallin për atdheun dhe sakrificën e tyre të përditshme, vazhdon të mbajë gjallë shpresën për një të ardhme më të mirë.
Në çdo përqafim e çdo fjalë të thënë ndjehej dhimbja e largësisë, por edhe besimi i palëkundur tek puna dhe përkushtimi ynë.
Ne shpalosëm programin e Nismës Socialdemokrate, një program që u mirëprit me duartrokitje të fuqishme nga zemrat e diasporës sonë.
Ata na bënë edhe një herë të qartë mbështetjen e tyre për Komandant Çelikun, simbolin e qëndresës dhe shpresës për një Kosovë më të drejtë. Ishte një takim prekës, ku ndjeva thellësisht peshën e përgjegjësisë për të mos i zhgënjyer këta njerëz që jetojnë larg, por zemrën e kanë gjithmonë në atdhe.